
Eurometal
HISTORIKU RRETH NDËRMARRJES
“EUROMETAL” SH.P.K. është themeluar ne vitin 1997 si ndërmarrje prodhuese e produkteve nga metali. Pronar i kompanisë është z. Njazi Musliu. Që nga fillimi i veprimtarisë kompania është marrë me prodhimin e produkteve nga metali, si ulluqe vertikale/horizontale, mbrojtëse bore, dalje etj. Me vonë, ndërmarrja është zgjeruar dhe ka angazhuar ekipe punese të cilët kanë kryer montimin e materiale të prodhuara.
Kompania ka filluar veprimtarinë me vetëm dy punëtorë, me pretendim të rritjes, ku edhe ajo ka ndodh me hapjen e repartit të prodhimit. Tani ndërmarrja jonë numëron rreth 101 punëtorë me orar të plotë. Punëtorët janë të ndarë në bazë të hirarkisë të cilën kompania e ka zhvilluar në bazë të nevojave, ku punëtorët janë të shpërndarë nëpër vijat prodhimet, si dhe ekipet e montimit të cilat kryejnë shërbimet në teren. Po ashtu kompania ka stafin e profesionalizuar të inxhinierëve të makinerisë, ndërtimtarisë, dhe arkitekt te diplomuar.
Kompania deri në vitin 2007 aktivitetet e saj i ka zhvilluar në objektet e Kooperativës Bujqësore Talinovci në fshatin Talinovc i Muhaxhirëve – Ferizaj. Ndërsa, nga viti 2007 e deri më sot aktivitetet zhvillohen në fshatin Babush i Ri–Ferizaj. Po në të njejtin vitë, kompania ka zgjeruar edhe linjen e prodhimit, duke sjell makinerinë për prodhimin e konstruksioneve metalike. Ku me këtë kompania ka kapacitetin që të bëjë prodhimin dhe montimin e një objekti komplet, duke filluar nga shtyllat metalike, kapriatat, veshje me panel, izolimin me elemente nga llamarina, dhe te gjitha elementet të tjera të nevojshme nga metalet.
0+
Vite Eksperiencë
0+
Staf
0
Objekte të kryera
Mbështetja e Inxhinierëve dhe Ekspertëve
Objektet e prodhimit të hekurit dhe çelikut ndeshen me probleme komplekse që kërkojnë zgjidhjen e duhur profesionale. Grupi i specializuar i inxhinierisë dhe analizës në Eurometal punon në problemet më të vështira të logjistikës, termodinamikës, dinamikës llogaritëse dhe inxhinierisë mekanike
Shërbime të mirëmbajtura mirë
Menaxherët tanë të projekteve, menaxherët e kantierit dhe montuesit kanë përvojë shumëvjeçare me një gamë të gjerë projektesh ndërtimi çeliku. Kjo i lejon kompanisë tonë të jetë gjithmonë me një proces montimi efikas – i cili është veçanërisht i rëndësishëm për ndërtimet komplekse dhe kantieret e ndërtimit.
Gjithmonë në hap me Teknologjitë
Eurometal ka në funksion çdo makineri moderne që prodhohet si inovacion në sektorin e përpunimeve të metaleve. Sot kemi në pronësi makineri që thyejnë çdo rekord në prodhim dhe kapcitet të përpunimit. Gjithashtu stafi i kualifikuar garanton që çdo kërkesë e juaja të përfundojë në kohë.