Për ne

“EUROMETAL” SH.P.K.

“EUROMETAL” SH.P.K. është themeluar në vitin 1997 si ndërmarrje tregtare/shërbyese me pakicë dhe shumicë. Qe nga fillimi i veprimtarisë “EUROMETAL” SH.P.K. është marr me tregtinë e metaleve. Me vonë, ndërmarrja është zgjeruar kryesisht në repart prodhuese/shërbyese për kryerjen e punëve me metale (llamarine), furnizimin dhe montimin ne objekte te ndryshme: banimi, industriale, dhe afariste.

Në fillim ndërmarrja është themeluar me dy punëtor me pretendim te rritjes, siç edhe ka ndodhur me hapjen e repartit te prodhimit; tani ndërmarrja jonë numëron rreth 80 punëtor. Te gjithë, kryesisht punojnë në vijat prodhuese, duke përfshirë edhe ekipet e specializuara të montimit të cilat kryejnë shërbimet në teren. Po ashtu posedojmë edhe stafin e profesionalizuar të inxhinierëve të makinerisë, ndërtimtarisë, elektros, dhe saldator.

Kompania deri në vitin 2007 aktivitetet e saj i ka zhvilluar në objektet e Kooperativës Bujqësore Talinovci në fshatin Talinovc i Muhaxhirëve – Ferizaj. Ndërsa, nga viti 2007 e deri më sot aktivitetet zhvillohen në objektet e ndërtuara nga vet kompania në buzë Magjistrales Prishtinë – Shkup në fshatin Babush i ri – Ferizaj, ku dhe është emëruar “EUROMETAL” ShPK.

EUROMETAL SH.P.K. merret me:

  • Konstruksione Metalike,
  • Llamarinë të Plastifikuar dhe Zingëtuar
  • Të gjitha elementet nga llamarina (ulluqe/elementet përcjellëse, profile knaufi, kanalet e ventilimit)

EUROMETAL LTD

 

ZGJEDHJA MË E MIRË PËR OBJEKTIN TUAJ!

STAFI

  • Njazi Musliu

    Njazi MusliuPronar
  • Fitim Bajrami

    Fitim BajramiDrejtor Tekn. Inxh. i Makinerisë
  • Liridon Cakolli

    Liridon CakolliMa. i makinerisë Pergjegjës për shitje
  • Agim Salihu

    Agim Salihu
  • Shkurte Aziri

    Shkurte Aziri